Policia angleze ka arrestuar këngëtarin, Dionis Biba. Biba është kapur në një “shtëpi bari” bashkë me një djalë tjetër.
Në shtëpinë e barit u gjetën 210 rrënjë kanabis me një vlerë prej 300.000 stërlinash, ishin montuar gjithashtu edhe kamera sigurie. Bashkë me reperin shqiptar u arrestua edhe shqiptari tjetër Ervin Delija, 24 vjec.
Të dy shqiptarët u dënuan me nga 15 muaj burg secili dhe do të dëbohen në përfundim të dënimit.
Disa muaj më parë Biba ishte protagonist i një investigimi të Daily Mail pasi u zbulua se ai kishte publikuar disa video udhëzuese se si mund të hysh ilegalisht nga Spanja një Angli. /albeu.com/