Pushimet e hidratimit në Botërorin 2026 hapin debat: nevojë për lojtarët apo hapësirë për reklama?

Në dhjetor të vitit të kaluar, FIFA bëri të ditur se në të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës 2026 do të zbatoheshin detyrimisht pushimet për hidratim. Duke marrë parasysh klimën në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada gjatë qershorit dhe korrikut, kishte shqetësime se ky turne mund të rezultonte Botërori më i nxehtë i zhvilluar ndonjëherë.

Tani që kompeticioni ka nisur, këto ndërprerje janë kthyer në një prej çështjeve më të komentuara të Botërorit, duke sjellë qëndrime të ndryshme nga trajnerë, lojtarë dhe analistë.

Të lidhura

None found

Shkaku i debatit lidhet me faktin se një ndeshje e zhvilluar në vapë të madhe merr të njëjtin pushim treminutësh për hidratim si një takim i luajtur në kushte shumë më të përshtatshme atmosferike. Si shembull përmendet Toronto në mbrëmje, ku temperatura mesatare ishte vetëm 19 gradë Celsius, apo stadiumet me çati të lëvizshme dhe sisteme të kontrollit klimatik, si në Houston dhe Dallas.

Mauricio Pochettino, përzgjedhësi i Shteteve të Bashkuara, tha se nuk është dakord me këtë praktikë në çdo rast.

“Nuk më pëlqen. E kuptoj kur kushtet janë ekstreme, por kur temperaturat janë normale, mendoj se është e panevojshme”, deklaroi ai.

I njëjti vlerësim erdhi edhe nga mesfushori i Spanjës, Mikel Merino.

“Në shumë stadiume të mbyllura, ku temperaturat nuk janë problem, loja ndalet pa ndonjë arsye të fortë. Kjo nuk është e mirë për tifozët, sepse ritmi i ndeshjes bie dhe loja bëhet më e parashikueshme”.

“Ndikimi është i madh, pasi trajnerët mund të bëjnë korrigjime taktike dhe të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes. Duhet të përshtatemi me këtë realitet të ri”, tha Merino.

Gjithnjë e më shumë po përhapet bindja se pushimet për hidratim po marrin edhe karakterin e “pushimeve taktike”. Kjo ka shtuar diskutimet për efektin që këto ndërprerje kanë mbi ritmin natyral të lojës.

Rezerva ka shprehur edhe kapiteni i Holandës, Virgil Van Dijk.

“Pushimet për hidratim më duken paksa të çuditshme. Kam ndjekur pothuajse çdo ndeshje deri tani dhe sa herë që vjen ky moment transmetimi kalon menjëherë në reklama. Nuk mendoj se kjo është diçka e mirë për shikuesit neutralë në televizion”, deklaroi mbrojtësi holandez.

Për trajnerët, kjo risi po ndryshon edhe mënyrën e menaxhimit të ndeshjeve. Roberto Martinez, përzgjedhësi i Portugalisë, shpjegoi se ndërhyrjet taktike nuk kufizohen më vetëm para sfidës, në pushimin mes pjesëve dhe pas saj.

“Kjo e ndryshon ndjeshëm mënyrën se si punojmë ne trajnerët dhe stafet teknike. Më parë, puna taktike përqendrohej para ndeshjes, gjatë pushimit mes pjesëve dhe pas përfundimit të saj. Tani kemi edhe dy momente të tjera për ndërhyrje taktike”.

“Në njëfarë mënyre, ndeshja ndahet në katër pjesë dhe ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm”, tha përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez.

Megjithëse ka kritika, pjesa më e madhe e trajnerëve duket se e përkrahin vendimin e FIFA-s.

Luis de la Fuente, përzgjedhësi i Spanjës, e sheh këtë masë si të domosdoshme në rrethana të caktuara.

“Në kushte ekstreme, kjo është gjëja e duhur për t’u bërë. Lojtarët kanë nevojë për kohë për t’u rikuperuar. Është e vërtetë se në disa stadiume mund të mos jetë e domosdoshme, por të gjithë kemi parë temperaturat dhe lagështinë me të cilat përballemi çdo ditë. Këto pushime ndihmojnë në rikthimin e energjisë dhe ruajtjen e performancës”, u shpreh ai.

Edhe Julian Nagelsmann, përzgjedhësi i Gjermanisë, solli një rast konkret, duke pranuar se ndërprerja për hidratim pati peshë në ndeshjen kundër Curaçaos, kur shifrat ishin 1-1.

“Na duhej pak kohë për të reaguar. Pushimi për hidratim na dha mundësinë të rishikonim disa nga udhëzimet taktike që kishim diskutuar më herët dhe të korrigjonim disa detaje në lojë”, tha Nagelsmann.


Shtuar 19.06.2026 23:56

grandpashabetgrandpashabetjojobetmatbetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetcasibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobetGrandpashabet girişjojobetGrandpashabet