FIFA do të japë një dëmshpërblim të rëndësishëm për klubin italian Sassuolo, pasi Ismael Kone u lëndua rëndë gjatë fitores së Kanadasë ndaj Katarit në Kupën e Botës 2026.
Suksesi i thellë 6-0 i ekipit të drejtuar nga Jesse Marsch në Vancouver u la në hije nga ngjarja e rëndë që ndodhi në pjesën e dytë, kur Kone pësoi një thyerje të frikshme në këmbë.
Të lidhura
None found
Mesfushori i Kanadasë u nxor jashtë fushës me barelë pas një ndërhyrjeje të fortë nga Assim Madibo. Pasi pamjet u shqyrtuan me VAR, arbitri vendosi ta përjashtojë lojtarin e Katarit me karton të kuq, ndërsa më pas ai i kërkoi falje në dhomën e zhveshjes.
Ndonëse ende nuk ka një afat zyrtar për rikthimin e Konés, sipas raportimeve ai mund të qëndrojë jashtë fushave për katër deri në pesë muaj.
Për shkak të këtij dëmtimi, FIFA do të vërë në zbatim Programin e Mbrojtjes së Klubeve (FIFA Club Protection Programme), i cili parashikon mbulimin e kostove për futbollistët që lëndohen aksidentalisht gjatë grumbullimeve me përfaqësueset e tyre.
Kjo skemë nuk mbulon sëmundjet dhe as shpenzimet mjekësore, por përfshin raste të tilla si sulmet në zemër, goditjet në tru dhe dëmtimet e ndodhura në ndeshje, stërvitje apo gjatë udhëtimeve zyrtare me kombëtaren, me kusht që mungesa të zgjasë më shumë se 28 ditë.
Rasti i Konés i përmbush të gjitha kushtet e programit, ndaj Sassuolo do të kompensohet për mungesën e njërit prej lojtarëve të vet gjatë një pjese të madhe të sezonit 2026/27.
Vlera e kompensimit përllogaritet mbi pagën fikse të futbollistit, që raportohet të jetë rreth 26,500 euro në javë. Pa llogaritur bonuset, Kone përfiton afërsisht 3,750 mijë euro në ditë.
Meqë 28 ditët e para nuk përfshihen në skemën e dëmshpërblimit dhe mungesa e tij pritet të shkojë rreth 150 ditë, Sassuolo besohet se do të marrë afërsisht 560,000 mijë euro nga FIFA.
