Policia në Durrës ka arrestuar një 21-vjeçar në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit Fabio Karaboja, në çantën e dorës, iu gjetën 37 doza me lëndë narkotike heroinë, 26 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi vlere monetare prej 143.000 lekë të reja, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Benz”, me të cilën ky shtetas po lëvizte.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza të vogla.
Vihet në pranga një 21-vjeçar, posedues i lëndës narkotike, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen doza me lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe një sasi vlere monetare e përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr.5, Durrës, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin Fabio Karaboja.
Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit Fabio Karaboja, në çantën e dorës, iu gjetën 37 doza me lëndë narkotike heroinë, 26 doza me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi vlere monetare prej 143.000 lekë të reja, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Benz”, me të cilën ky shtetas po lëvizte.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Fabio Karaboja, 21 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com