Kapet me armë dhe lëndë narkotike, arrestohet këngëtari shqiptar në Greqi

Këngëtari shqiptar Arjan Begaj është kapur nga policia greke me një sasi droge.

Sipas policisë e vendit fqinj, këngëtari shqiptar u kap prej departamentit të anti-drogës së Atikës, së bashku me një shtetas grek me sasinë prej 1 kg kanabis sativa si dhe 50 gramë kokainë.

Gjithashtu policia gjatë kontrollit në banesë i ka sekuestruar 9500 euro cash si dhe një pistoletë dhe 4 fishekë të kalibrit 6.3 mm. Arjan Begaj kishte leje qëndrimi në Greqi dhe u arrestua në zonën Artemidha të Atikës.


Shtuar 16.02.2022 13:02