Kanoste me armë vazhdimisht kunatën, arrestohet 52-vjeçari në Durrës

Policia ka arrestuar në Durrës një 52-vjeçar pasi ka kamosur në mënyrë të vazhdueshme kunatën e tij.

Gjithashtu ka arrestuar një person tjetër po për kanosje me armë zjarri në zonën e plazhit, pas një sherri për motive të dobëta.

Ndërsa një 21-vjeçar në Krujë është vënë në pranga për kanosjen e një 58-vjeçari që të mos bënte kallëzim ndaj tij në Polici, për vjedhjen e një kafshë shtëpiake.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua shtetasi P. S., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ofenduar dhe kanosur në mënyrë të përsëritur kunatën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, shtetasin E. K., 21 vjeç, banues në Krujë, pasi ka kanosur dhe ka goditur shtetasin A. B., 58 vjeç, banues në Krujë, që të mos bënte kallëzim ndaj tij në Polici, për vjedhjen e një kafshë shtëpiake.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, menjëherë pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, shtetasi L. B., pas një konflikti për motive të dobëta, po kanoste me armë zjarri shtetasin R. H., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë kapur shtetasin L. B”, thihet në

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 9.07.2021 09:42