Fatmir Merkoçi, kandidat për primaret e PD-së në Tiranë, ka deklaruar se Erion Veliajn “e ka mundur ende pa filluar”.
“Erion Veliajn e kam mundur pa filluar. Nëse këta tundin një copë letër dhe thonë inceneratorët, mos harroni se unë e kam nxjerrë tre vjet para.
Emrin tim e kanë propozuar mbi bazën e vlerave. Të gjithë ata të tjerët, kanë qenë dhe janë funksionarë partie”, tha ndër të tjera Merkoçi në Të Paekspozuarit.
Arjan Çani: Ti Fatmir realisht beson se do fitosh, apo ti je një nga ata njerëz që ka kuptuar që lëvizja është gjithçka dhe qëllimi asgjë?!
Fatmir Merkoçi: Jam futur për të respektuar ata që më kanë propozuar. Dua të vërtetoj që demokratët votojnë kontributin, apo thonë se çfarë thotë i pari apo i dyti? Bëj lëvizje politike unë. Në garë futem për të fituar.