Kanadaja do të dhurojë rreth 100 milion doza të vaksinës së Covid-19 për vendet që kanë nevojë, tha një zyrtar qeveritar sot, duke shtuar se fushata e vaksinimit në vend nuk do të preket.
Njoftimi do të bëhet në samitin e G7 në Angli, i cili zgjat deri të dielën, informon albeu.com.
Britania po u kërkon vendeve të G7 të angazhohen për shpërndarjen e një totali prej një miliard dozash vaksinash në vendet që ende kanë nevojë për të.
Kujtojmë se edhe SHBA do të dhurojë 500 milion vaksina për më shumë se 90 vende të varfra të botës./albeu.com