“Kamionët me kokainë futen në Shqipëri nga pushtetarët”, deputeti Sula: Qytetarëve s’u mjafton një jetë për të blerë shtëpi

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se qytetarëve shqiptarë nuk u mjafton një jetë për të blerë një shtëpi.

Deputeti Sula shkruan se në këto 10 vite ka pasur një rritje ekstreme të çmimeve, ndërsa shton se paradoksi qëndron në faktin se paratë që marrin qytetarët nga puna vetëm sa janë indeksuar.

Statusi:

Shqiptarëve nuk i mjafton një jetë për të blerë një shtëpi!

Një çift i ri në Shqipëri i lë fëmijët me borxhe për të shlyer shtëpinë. Sipas një përllogaritje të ekspertëve, për të blerë një shtëpi në Tiranë me sipërfaqe deri në 90 metër katrorë një familje e re duhet të punojë 24 vite shtesë në krahasim me 10 vite më parë për të blerë një shtëpi.

Kjo ndodh për shkak të rritjes ekstreme të çmimeve nga viti në vit në këto 10 vite. Por paradoksi është se pagat, paratë që marrin qytetarët nga puna vetëm se janë indeksuar. Me pak fjalë rriten me nga 10 mijë lek të vjetër në vit.

Megjithëse forca blerëse është e ulët sipas përllogaritjeve që kanë bërë ekspertët lejet e ndërtimit në kryeqytet kapin rekorde. Sipas të dhënave të INSTAT, në kryeqytet, për periudhën Janar- Qershor 2022 është dhënë një sipërfaqe prej gati 1.2 milionë metra katror, me një rritje prej 45% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në një kohë kur rrogat mbesin në vend numëro dhe dhe zgjatet me 24 vite afati për të blerë një shtëpi, si ka mundësi që kullat ngrihen çdo ditë si kërpudhat mbas shiut?!

Përgjigja e vetme është: kamionët me kokainë qe futen në Shqipëri nga pushtetarët. Ndaj mos bëni përgjegjës shqiptarët e ndershëm që ikin, por riktheni rendin në vend!