Një kamion i vogël është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në një rrugë pranë Laçit, duke alarmuar banorët dhe drejtuesit e automjeteve që ndodheshin në zonë.
Flakët kanë krijuar re të mëdha tymi të zi, i cili është shpërndarë përreth dhe ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor.
Të lidhura
None found
Nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar. Për shkak të situatës, drejtuesit e automjeteve kanë ulur shpejtësinë, ndërsa autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të fikur zjarrin dhe për të rikthyer normalitetin në trafik.
Shkaqet që çuan në përfshirjen e kamionit nga flakët mbeten ende të paqarta. Ato pritet të sqarohen pas përfundimit të veprimeve hetimore.
