“Kam një vit këtu”, Zelensky zbulon dhomën ku jeton që nga fillimi i luftës, tregon kostumin që do të veshë ditën e fitores (VIDEO)

Volodymyr Zelensky ka treguar dhomën në zyrën e tij, ku ai ka jetuar që kur rusët pushtuan Ukrainën.

“Unë jetoj këtu që për një viti,” tha presidenti ukrainas, duke zbuluar dhomën në të cilën ai ka qëndruar gjatë luftës.

Siç shihet në video, Zelensky tregon veshjet e tij dhe rrobat që vesh, nga uniformat ushtarake e deri te kostumet serioz. “Nuk vesh më kostume”, shpjegon presidenti ukrainas.

Në fakt, ai tregoi një kostum duke thënë: “Ky është një simbol që lufta do të përfundojë së shpejti, ne do të fitojmë. Është simbol i fitores, pret fitoren”.

 

Zelensky nuk e fshehu se gjatë sulmeve me raketa ruse, ai dhe familja e tij u dërguan disa herë në strehimore për të mos rrezikuar jetën e tyre.

“Unë e dua familjen time, por për mua, si president, të qenit këtu ishte prioritet”, tha ai.

Kujtojmë se Zelensky u ka drejtuar dje një mesazh rezistence banorëve të vendit të tij, me rastin e përvjetorit të parë të pushtimit rus, duke theksuar se “do t’i mposhtim të gjithë”./albeu.com


Shtuar 25.02.2023 21:03