“Kam babain në gjendje të rëndë, paratë më duheshin për kurimin e tij”, gjykata lë në burg të riun që grabiti postën në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 27-vjeçari Odis Molla, i cili grabiti nën kërcënimin e thikës një postë private në Tiranë, në zonën e “5 Majit”.

Në dëshminë e tij, i riu është shprehur se vjedhjen e ka kryer për të mundësuar kurimin e babait të tij të sëmurë dhe se nuk kishte rrugë tjetër për të siguruar të ardhurave, përveçse të grabiste.

“Kam babanë në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për ti ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”, është shprehur ai.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi disa ditë më parë, ku Molla grabiti 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motor.