Kalojnë edhe shkurtin, dyfishohen pacientët e infektuar me Covid në terapi intensive në Shqipëri

Pacientët e infektuar me Covid dhe të shtruar në terapi intensive, janë dyfishuar në krahasim me muajin shkurt kur Shqipëria ishte në kulmin e Covid me mbi 600 pacientë.

Sipas statistikave zyrtare nga ministria e shëndetësisë, nëse në shkurt të shtruarit në gjendje të rëndë kapin shifrën e 6 %, aktualisht në dy spitalet kjo shifër është dyfish më e lartë. 14 % e pacientëve janë në gjendje të rëndë në terapi intensive, kjo për shkak të qarkullimit te variantit delta dhe  mos vaksinimit kundër Covid-19.

Shifër më e lartë e të shtruarve në terapi intensive është edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nëse në shtator të një viti më parë kishim afërsisht 9 % e të shtruarve në gjendje të rëndë, kjo shifër aktualisht është  14 %

Burime zyrtare bën me dije për “Tv Klan” se është ulur mosha e të shtruarve në terapi intensive krahasuar me pikun e valës së tretë. Aktualisht , 36 % e të shtruarve në terapi intensive janë të grupmoshës 20-40 vjeç. E thënë ndryshe 11 pacientë të kësaj grupmoshë janë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin infektiv Covid 1 dhe Covid 3.

Sipas mjekëve shumica e të shtruarve, afro 95 % e tyre janë të pavaksinuar, ku mbizotëron mosha e re por edhe ata mbi 60-vjeç./albeu.com


Shtuar 18.09.2021 17:02