Fermeret në Roskovec protestuan sërish për dështimin me farën e domates që i ka çuar drejt falimentit.
Këtë herë janë banorët e fshatit Jagodinë që kërkojnë kompensim nga qeveria për prodhimin dështuar të domates së quajtur ozgan.
Vetëm në Jagodinë janë 2 ha serra me domate të cilat dolën të kalbura këtë sezon ndërsa në të gjithë zonën janë qindra fermerë që mbollën fidanin ozgan të domates.
“Çfarë të them unë tani. Ku të filloj? Do fajësoj atë që e kanë prodhuar faren dhe e shesin. Tani derisa na kërkojnë taksa, shteti të vërë dorë. Të na dëgjojnë, të na shikojnë si vuajmë. Duam të ushqejmë fëmijët. Të vërë dorë shteti”, tha një fermer.
Nërsa një tjetër u shpreh: “Ça të themi ne? Ne me kredi jemi. Sa duan ata ne i jemi përgjigjur. 250 lekë, aq. Ça të bëjmë . Ku të shkojmë? Ku do mbytemi? Shteti të vërë dorë. Si këtë herë nuk kemi pasur probleme. Plehrat kimike kemi për t’i paguar. Më ka vajtur kosto 5 milionë lekë. Kalamajtë duan të hanë. Ta shesim 100 lekë ne? Këtë nuk e ha as tregu i brendshëm. Ta mbash 3 ditë në arkë ktë e hanë mushkonjat. Prishet”./albeu.com