“Ka vënë këshilltarët në arrest shtëpie”, Biden: Putini është duke u vetëizoluar në Rusi

Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se homologu i tij rus, Vladimir Putin, është duke u vetëizoluar në Rusi.

Biden shtoi gjithashtu se Putin ka pushuar nga puna, ose ka vënë në arrest shtëpia disa prej këshilltarëve të tij më të besuar.

Të lidhura

None found

“Ai duket se është i izoluar dhe ka disa indikacione se ka pushuar nga puna ose ka vënë në arrest shtëpie disa nga këshilltarët e tij. Por nuk po i kushtoj më shumë rëndësi kësaj çështjeje për momentin”, u shpreh Biden.

Po ashtu, presidenti amerikan lidhi rritjen e çmimit të gazit në SHBA direkt me pushtimin e Ukrainës nga homologu i tij rus.

Në deklaratën e bërë nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se gazi në SHBA është mesatarisht rreth 4,20 dollarë ose 4,22 dollarë për gallon, nga 3,30 dollarë që ishte në fillim të vitit.

“Arsyeja për këtë është lufta e Putinit. Dhe tani, shumë njerëz nuk blejnë më naftë ruse në mbarë botën. Unë e ndalova importin rus të naftës këtu në Amerikë. Republikanët dhe demokratët në Kongres e bënë thirrje dhe e mbështetën. Ishte gjëja e duhur për të bërë. Por unë thashë në atë kohë që do të ketë një kosto. Ndërsa nafta ruse del nga tregu global, oferta e naftës bie dhe çmimet po rriten. Tani, rritja e çmimit të Putinit po i godet amerikanët,” tha Biden./albeu.com/