Ka bashkëpunuar për prostitucion? Dajna Shabani: Nuk jap llogari çfarë bën Zogu në krevat

Hermes Nikaj ose siç e njohin të gjithë “Zogu i Tiranës”, para pak kohësh është akuzuar për prostitucion.

Në përgjimet e bëra nga policia doli dhe emri i moderatores Dajana Shabani. E ftuar në “Why Not” Dajana ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me arrestimin e “Zogut të Tiranës” dhe se nuk mban përgjegjësi për jetën e tij private.

Dajana gjithashtu shtoi se pavarësisht akuzave kundrejt tij, ajo nuk e hedh poshtë Hermesin.

Unë jam përgjuar 9 muaj në telefon edhe targat e makinës, sepse personat që Zogu merrte shpesh futeshin automatikisht në përgjime. Unë dola e pastër nga ato përgjime 9 mujore. Mua më bën shumë përshtypje injoranca e këtij populli se si mund të marrin për bazë shaka dhe batuta që bëjmë në emision, sepse unë dua t’i zgjoj njerëzit jo t’i ve në gjumë në mëngjes.

Unë seriozisht këtë nuk e kam kuptuar kurrë. Të gjithë sytë ishin te unë, sepse unë duhet të jepja shpjegim dhe llogari për krevatin e Zogut. Atëherë po marr Aldon dhe ta pyes ‘Alo Aldo ti katër vite që ke punuar çfarë bën Zogu në krevat?’ Domethënë është budalliku më i madh. Por, unë jam rritur në një familje ku mund të mos jem mosmirënjohëse, nuk mund ta shkel dhe t’i hedh baltë dikë që kam punuar dhe e njoh. Unë Hermesin, Zogun nuk e hedh poshtë dhe pikë dhe nuk më intereson mendimi i njerëzve”, thotë Dajana.

Moderatorja rrëfeu se me Hermesin asnjëherë nuk ka shkuar me pushime, por kur ndodhej në burg i ka shkuar dy herë për vizitë.

Kujtojmë se Nikaj, u akuzua nga policia pasi siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Gjykata e Tiranës mori vendimin arrest shtëpisë për Hermesin dhe që prej asaj kohe ai nuk është parë më në rrjetet sociale apo dalje televizive.


Shtuar 30.03.2021 09:59