Juventusi ka barazuar 1-1 në shtëpi me Bologna, me një ndeshje që pato dy tablo. Në 45 minutat e para bardhezinjtë bënë një ndeshje të dobët.
Më pas e panë veten në disavantash, pasi Arnautovic gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të.
Juventusi duhet me çdo kusht të barazonte dhe në minutën e 84-t ndryshuan balancat. Arbitri la një avantazh, por Cuadrado u ndal nga traversa.
Me VAR u vendos që kishte faull jashtë zone dhe Soumaoro doli me karton të kuq. Medel u tërbua dhe për protesta mori dy të verdhë dhe e la skuadrën e tij me 9 lojtarë.
Juventusi u hodh në sulm dhe Valohovic, pas një asisti fantastik të Morata me roveshatë shënoi dhe shmangu humbjen e skuadrës së tij. /h.ll/albeu.com