Juventus me operacionin “fshesa”: Cuadrado, Rabiot dhe Alex Sando përgatisin valixhet

Alarmi i kuq prej 254 milionë euro i buxhetit të fundit nuk lë vend për interpretim.

Te Juventus do të jetë një verë revolucionare, me shumë prej protagonistëve të këtyre viteve të destinuar për t’u larguar.

Dy nga këta, raporton “La Gazzetta dello Sport”, janë Cuadrado dhe Alex Sandro, të cilët janë të dy mbi 30 vjeç dhe kanë një kontratë me një pagë të lartë që u skadon në fund të sezonit.

Gjithashtu ndodhet në këtë listë edhe Rabiot, por nuk mund të lihet pas Di Maria, i cili edhe pse ka vetëm një vit kontratë, me shumë mundësi nuk do t’i rinovohet./h.ll/albeu.com

Shtuar 27.09.2022 15:39