U dëmtua në përballjen mes “Tre Luanëve” dhe Gjermanisë, “shtylla” e City-t humb derbin dhe rrezikon “Katar 2022”

“Virusi FIFA” ka prekur edhe Manchester City-n. Në perballjen e djeshme mes Anglisë dhe Gjermanisë në “Ëembley”, qendërmbrojtësi i “Tre Luanëve” John Stones la fushën për shkak të një dëmtimi në minutën e 37.

28-vjeçari ka pësuar një dëmtim të kofshën e djathtë dhe nuk do të i jetë i gatshëm për Guardiolan për derbin e Manchesterit të dielën. Jo vetëm kaq, gjerat janë edhe më rëndë, pasi lojtari rrezikon edhe Kupën e Botës.

Stones do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Kujtojmë që mbrojtësi është një pikë referimi sipër “citizens”, ashtu edhe për kombëtaren angleze./albeu.com