Gjatë ditës së sotme, një moment i tensionuar mes dy banorëve të shtëpisë së “Big Brother” ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Në dhomën e gjumit, Gjesti i ka shprehur troç mendimin e tij për Jozin, duke vënë në dyshim aftësitë e tij për lojën.
“Ti këndo sa më shumë, që të të ecë muzika jashtë, sepse as konstruktin s’e ke për këtë lojë”, u shpreh Gjesti me tone të drejtpërdrejta, duke krijuar një atmosferë tensioni mes tyre.
Jozi, megjithatë, e kaloi situatën me qetësi dhe ironi, duke iu përgjigjur: “A mundem unë të të marr ty për burrë?”.
Ky shkëmbim i papritur ka nxitur diskutime mes banorëve, por edhe një reagim të madh nga publiku që ndjek çdo moment nga shtëpia.