Joshte vajzat ruse dhe ukrainase dhe më pas i detyronte të punonin si prostituta, arrestohet 48-vjeçari shqiptar

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, me akuzën e shfrytëzimit të disa femrave për prostitucion.

Sipas mediave italiane shqiptari ishte i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, por kishte arritur të arratisej.

48-vjeçari thuhet se joshte vajza nga Rusia dhe Ukraina për të shkuar në Bolonja, sty ku kishte improvizur një sallë kërcimi të rreme, por sapo vinin në Itali ato shfrytëzoheshin për prostitucion.

Denoncimi për shqiptarin ka ardhur nga një prej viktimave.

Aktualisht ai ndodhet në burgun e Croneos në Bolonja, në pritje të veprimeve të mëtejshme nga autoritetet italiane.


Shtuar 31.07.2023 18:16