“Jo vetëm Gjici, ka edhe video të tjera”, avokati paralajmëron të tjera shkarkime kryebashkiakësh

“Sapo ka filluar”. Kështu është shprehur avcokati Jordan Daci, teksa ka folur për video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, i cili u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale me 40-vjeçaren Alma Kaçi në zyrë dhe pas dukej se fshihej një aferë korruptive.

I ftuar sonte në “Top Story”, Daci është shprehur se ka të tjera video erotike që do të çojnë në shkarkimin e kryebashkiakëve të tjerë në vijim.

“Ajo çfarë ndodh në këto bashki, është ajo që është vendosur se çfarë do të ndodhë kur u caktuan kryebashkiakët e rinj. Me këtë standarde kandidaturash që kemi, me këto lloj çështjesh do të duhet të mësohemi. Sepse do të dalin dhe shumë probleme të tjera, jam i sigurt që sapo ka filluar. Ka disa hetime edhe për disa kryetarë të tjerë, që edhe mund të shkarkohen. Imagjinoni sa periudhë e shkurtër. Ne jemi dëshmitarë që në mandatin e shkuar, një numër jo i vogël kryetarësh bashkish, ranë dëshmorë të dekriminalizimit. Ngrihen shumë pikëpyetje, si nga pikëpamja ligjore, edhe pikëpamja morale. Një i zgjedhur vendor, është fytyra e të gjithë atij komuniteti, në njëfarë mënyre është qytetari i parë. Dhe kur qytetari i parë bëhet pis, si duhet të ndihen qytetarët e tjerë pas këtij qytetarit të parë.

Ai është vetëm një segment i vogël i të gjithë problematikës që shteti ynë përballet. Nuk e lidh vetëm me mazhorancën aktuale, por sidomos me kulturën e injektuar në shoqërinë tonë në këto 30 e ca vite. Në shoqërinë tonë është ujitur gjithmonë parregullsia, paligjshmëria, imoraliteti. Të gjitha këto, janë toleruar për arsye votash. Gjitha ai zë për blerje votash para zgjedhjeve në Kukës, nuk do të ishte pa gjë. Një kryetar bashkie që injoron të gjitha rregullat dhe premton një tender, ndonëse ishte tender qesharak. Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse ajo zonja do të kërkonte diçka tjetër, por ajo zgjodhi që të kërkonte një tender qensh.” – deklaroi Jordan Daci.

Bashkia e Kukësit, pasi u kthye në një bashki të fitueshme për socialiastët, nuk mund të ketë në krye të saj Safet Gjicin, kryebashkiakun që sapo u betua për mandatin e tij të dytë dha dorëheqjen pasi u shfaq në një aferë seksuale në zyrën e tij. Aktualisht ish-kryebashkiaku Gjici është pas hekurave nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.


Shtuar 29.06.2023 22:11