Karakteristikat e Lautaro Martinez kanë vënë në lëvizje disa ekipe të mëdha që të kërkojnë shërbimet e tij.
Sipas “BBC”, pas interesimit të Atletico Madrid, ka edhe dy sirena angleze pas tij. Argjentinasi ka rinovuar me zikaltërit, por pjesë e kontratës ka qënë dhe heqja e klauzolës, që do të thotë se ekipet e tjera do ta kenë pak më të thjeshtë për të treguar interes për të.
Arsenal dhe Tottenham kanë filluar të kërkojnë informacione rreth sulmuesit të Intërit, ku nga zikaltërit “El Toro” vlerësohet minimalisht 80 milionë euro, por mediat sportive bëjnë me dije se Inter nuk e lëshon në më pak se 90 milionë euro./ h.ll/albeu.com