Jo si më parë, pse ndryshoi Izraeli këtë herë!

Nga Jeremy Bowen-BBC

Mbrëmë, ushtria e Izraelit kreu një tjetër operacion të shkurtër brenda territorit të Gazas. Ne jemi vendosur 10 km larg Gazas dhe gjatë orës së kaluar kemi qenë në gjendje të dëgjojmë tinguj të rëndë lufte, që gjëmojnë përtej detit.

Zhurma e zjarrit të artilerisë ose tankeve, avionëve luftarakë izraelitë në qiell dhe një tymi i madh që del nga drejtimi i Gazës është një dëshmi e asaj që po ndodh atje këtë mëngjes.

Historikisht, filozofia ushtarake e Izraelit ka qenë, të futen “me kokë” në ngjarje që zhvillohen kundër tyre, të merren seriozisht me to, të kthejnë situatën në favor të tyre dhe të dalin shpejt nga situata.

Por këtë herë ka hezitim. Kjo është pjesërisht për shkak të karakterit të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili, pavarësisht retorikës së tij të ashpër, nuk e ka çuar kurrë Izraelin në luftë.

Ai ka qenë gjithmonë shumë i kujdesshëm dhe i shqetësuar për pasojat – dhe ka frikë se mund të përballet me kosto politike, veçanërisht nëse veprimi ushtarak shkon keq.

Netanyahu është tashmë në gjyq për akuza të rënda korrupsioni, të cilat mund ta çojnë edhe në burg, kështu që ka një faktor të përmbajtjes në kokën e tij.

Përveç kësaj, janë 229 pengjet që i ndërlikojnë gjërat.

Izraelitët kanë pasur kohë të mendojnë për këtë – dhe me zëra shumë të fortë nga familjet dhe të tjerët që thonë se trupat nuk duhet të hyjnë në Gaza dhe t’i vënë në rrezik, kjo është padyshim edhe një faktor në vonimin e ofensivës tokësore. /albeu.com


Shtuar 27.10.2023 13:14