“Jemi në bilancë katastrofike”, Partia Lirisë depoziton në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjit për energjinë

Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend disa propozime për ndryshime të ligjit nr.7 për energjinë e rinovueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Ilir Meta.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se me këto ndryshime do ju jepej mundësi qytetarëve që të aplikonin energjinë e rinovueshme, për të shmangur humbjet në rrjet.

“Iniciativa për të ndryshuar legjislacionin. I kemi depozituar në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë, për t’i dhënë fund pengesave burokratike dhe korrupsionit të kudogjendur në të gjitha hallkat e institucioneve dhe për të shfrytëzuar burimet e reja energjetike, për të plotësuar nevojat tona në rritje për energji elektrike; Ndaj këto ndryshime synojnë liberalizimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë së rinovueshme duke kërkuar ndryshime konkrete në ligjin për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Që përpara dy vitesh duhet të ishte kapaciteti i instaluar nga këto burime 500 Megavat.

Jemi në bilance katastrofike, 20 herë më pak kapacitet i instaluar se para 2 vitesh. Jemi këtu se qeveria ka frenuar dhe dekeruajuar konsumatorët për të plotësuar kërkesat e tyre për energji. Propozimi për futjen në rrjet me pagesë nga impiantet fotovoltaike te familjarët do të krijojë pasoja pozitive dhe ulje e ngarkesave në rrjet dhe humbjet në rrjet, që shkojnë deri në 20%. Ndaj kemi paraqitur këto ndryshime në ligjin nr.7 të vitit 2017, për energjitë e rinovueshem dhe e kemi dorëzuar në Kuvend.”, tha Meta.