Java që lamë pas ka qenë padyshim ndër më të rëndësishmet në jetën dhe karrierën e këngëtarit Gjesti, i cili më 19 prill u shpall fitues i Big Brother VIP Albania 4, duke rrëmbyer edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Fitorja e tij në finalen madhështore u përshëndet gjerësisht nga publiku, por suksesi nuk u ndal me kaq.
Në një kohë rekord, profili i tij në Instagram ka shpërthyer, duke arritur në 600 mijë ndjekës, një tregues i qartë i përkrahjes dhe dashurisë që publiku i ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit të tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Fraza e tij e fundit në finale, “Natën e mirë!”, duket se më shumë se një përshëndetje, ishte fillimi i një etape të re dhe të ndritur në jetën e tij publike.
Me këtë fitore dhe me këtë përkrahje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, Gjesti pritet të jetë një nga figurat më të rëndësishme të showbiz-it shqiptar në muajt në vijim – një emër që nuk do të mungojë në skenat, titujt dhe projektet muzikore të së ardhmes.