Meteorologia Adiola Bani ka informuar mbi kushtet e motit gjatë kësaj fundjave dhe javës së fundit të vitit.
Ajo ka treguar se do të ketë reshje shiu dhe bore në veri të vendit, ndërsa në zonat e tjera reshjet nisin pasditen e së dielës.
“Në zonat perëndimore të vendit moti do të kthjellohet ndërsa në veri do të ketë shtim të vranësirave që do të sjellin herë pas do të sjellin reshje shiu dhe reshje të pakta dëbore. Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.
Gjatë orëve të natës do të kemi sërish zhvillim të vranësirave thuajse në të gjithë territorin. Kjo do të bëjë që duke filluar nga mesdita e së dielës do të kemi reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive. Reshjet prezente do të jenë deri ditën e mërkurë. Temperaturat e ajrit krahasuar me ato që kemi lënë pas, kjo fundjavë dhe fillimi i javës që vjen do të ketë temperature tipike të dhjetorit. Termometri pritet të ngjitet në 18 gradë gjatë kësaj fundjave”, ka thënë Bani.
Moti natën e ndërrimit të viteve
Meteorologia bën me dije se, pas ditës së mërkurë, kushtet e motit përmirësohen. Pra dy ditët e fundit nuk do të ketë reshje, moti do të jetë i mirë me temperatura deri në 16 gradë. Jo vetëm data 31, por edhe 1 janari do të jetë me mot të kthjellët. Të gjithë ata që duan të shkojnë pranë familjeve apo të udhëtojnë, do kenë një mot të favorshëm.
Për më shumë lajme nga moti na ndiqni https://albeu.com/moti/