“Janë thyer rregulla të forta”, për çfarë flet Kledi: Beatrix, le ta shijoj Donaldi!

Kledi Hysa këtë të hënë ishte në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin  Ermal Peci. Ai foli për ngjarjen që ngacmoi opinionin publik mes historisë së tij të dashurisë jashtë shtëpisë më të famshme dhe Trixës.

Ai nënvizoi se nuk e tha që ishte në një lidhje sepse Beatrix nuk e pyeti teksa sqaron raportin aktual me partneren.

“Ajo asnjëherë nuk më pyeti, a je në lidhje? Sepse në po bënim muhabet dhe s’mund të thosha që jam i lidhur. Ajo iku, le ta shijoj Donaldi. E dashura ime nuk erdhi prej problemeve me avjonin, jo se nuk donte. Kishte shkruajtur gjëra për mua por nuk u transmetuan. Jemi bashkë, të shohim për më tej.”

Ndërkohë ngjarjet kanë avancuar, mes Trixës dhe Donaldit kanë lindur ndjenjta. Për këtë gjë, Kledi nënvizoi se në fillim mendoi së ishte një lojë, por që mesa duket diçka po ndodh mes tyre.

Aktorja Monika Lubonja gjatë bisedave në shtëpi ka pohuar se Kledi qëndron në shtëpi për shkak të Arbana Osmanit, sepse kanë qenë shok në të njëjtën shkollë. Ai gjatë intervistës me Ermalin theksoi se kur ishte brenda nuk e kishte kuptuar por kur doli e kishte parë edhe njëherë në youtube deklaratën e Monikës.

‘Aty janë thyer shumë rregulla të forta. Arbana thjesht më ndihmoi të hyja. Monika dihet ça flet tani, s’thotë pastaj. Monikës nuk i takonte fare, kalon kufinjtë’

Teksa përmendi 5 finalistët e tij, fitoren Kledi ja uroi Arjolës.