Izraeli sulmon Iranin, shpërthime në Teheran, shpallet gjendje emergjence (VIDEO)

Izraeli ka nisur atë që e ka cilësuar si një “sulm parandalues” ndaj Iranit, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon. Në një deklaratë të bërë mëngjesin e sotëm, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shpalli një “gjendje të veçantë dhe të përhershme emergjence” në të gjithë vendin, si masë paraprake përballë një reagimi të mundshëm nga Teherani.

Ndërkohë, mediat iraniane raportuan për shpërthime në Teheran. Sipas pamjeve të publikuara, re të dendura tymi janë parë mbi zona të ndryshme të kryeqytetit iranian. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një sqarim zyrtar mbi shkakun e shpërthimeve.

Sirenat e alarmit kanë rënë në disa zona të Izraelit, ndërsa familje të shumta janë drejtuar drejt strehimoreve për t’u mbrojtur nga një sulm i mundshëm me raketa.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuan se operacioni u ndërmor si masë parandaluese, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve të përgatiten për mundësinë e hakmarrjes nga Irani.

 

Sipas The Jerusalem Post, në një paralajmërim kombëtar IDF deklaruan: “Kjo është një njoftim paraprak me qëllim përgatitjen e publikut për mundësinë e lëshimit të raketave drejt Shtetit të Izraelit.”. Situata mbetet në zhvillim, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim përshkallëzimin e fundit mes dy vendeve.


Shtuar 28.02.2026 09:14