Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën, publikoi këtë të martë detaje nga dosja hetimore e grupit kriminal të Jetmir Pepës dhe vëllezërve të tij, të cilët në 11 muajt e parë të vitit 2020, trafikuan nga Amerika Latine drejt Evropës, 7.5 ton kokainë.
jetmir pepa (1)
Të lidhura
None found
Një nga episodet më të rënda të këtij grupi kriminal është humbja e një sasie të madhe parash në një nga bankat prestigjoze, të nivelit të dytë, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë.
Humbje e konsiderueshme parash për të cilën dy vëllezërit Pepa, akuzojnë noteren R. K. E cila sipas tyre ka bashkëpunuar në zhdukjen e sasisë së tyre prej 4 milion euro.
Ku gjatë një bisede që Jetmir Pepa zhvillon me vëllain e tij Urim Pepa, ata bëjnë plan të marrin peng administratorët e bankës.
Ata akuzojnë noteren R. K. se ka bashkëpunuar në zhdukjen e një shume prej 4 milion euro.
Po kështu më datë 3 Gusht 2020. Jetmiri flet me vëllain e tij, Urimin. Ku ndër të tjera ata planifikojnë të marrin peng administratorët e bankës.
‘Ta bëjmë vetë ne, apo të çojmë të tjerë’.
Por si kanë humbur këto para dhe cila është lidhja e noteres në fjalë me vëllezërit Pepa? Dhe pse vëllezërit Pepa akuzojnë noteren R. K për humbjen e parave.
Gjithçka duket se zbardhet edhe njëherë nga bisedat e tyre në Sky Ecc. Ku del se vëllezërit Pepa, i kanë derdhur paratë e tyre në bankën në fjalë nëpërmjet llogarisë së noteres R. K. Por këtu duket se diçka e paqartë ka ndodhur dhe paratë nga sa shikohet kanë humbur çuditërisht destinacionin.
Ndërkohë që noterja ndryshe nga funksioni i saj primar, ka shërbyer si një koperturë e parave të pista që vëllezërit Pepa, fitonin nga paratë e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ndërkohë që siç thamë Jetmir Pepa dhe vëllai i tij Aleksi akuzojnë noteren se ka bashkëpunuar me bankën në zhdukjen e parave. qenë të vëllezërve Pepa.
“Jam me Urimin, po më thotë si të organizohemi që të marrim peng, ose të paguajmë se kam njerëz apo do t’i marrim vetë peng”, thuhet në mesazhet e tyre.
