Vrasja e 42-vjeçarit shqiptar në Greqi, mediat greke: Vdekja e tij mund të ketë ardhur pas një sherri me pronarin

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në një stallë lopësh në Kalamata, të Greqisë. Autoritetet po hetojnë incidentin si një vrasje të mundshme. Trupi u gjet në rrethin Bournias, me një plagë në kokë nga një armë, ndërsa arma që shkaktoi plagosjen po ekzaminohet.

Mediat greke shkruajnë se policia po fokusohet në mundësinë që vdekja e tij të ketë ardhur pas një sherri me pronarin e stallës. Raporti mjeko-ligjor pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij, ndërsa autoritetet janë në kërkim të dëshmive dhe provave që do të çojnë në zbardhjen e plotë të rastit.


Shtuar 28.04.2026 19:53

Tags: ,