Iu nënshtrua operacionit, Papa Françesku në gjendje të mirë, mjeku: Është vigjilent dhe bën shaka

Papa Françesku iu nënshtrua një operacioni në zorrë një ditë më parë.

Mediet italiane bëjnë me dije se ai ka kaluar një natë të qetë pas operacionit që zgjati 3 orë  në spitalin Agostino Gemelli në Romë.

Mjekët thanë se Papa kishte “reaguar mirë pas operacionit” se ishte “vigjilent dhe i ndërgjegjshëm” dhe nuk kishte harruar të bënte as shaka.

Drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni tha: “Papa Françesku është vigjilent dhe i vetëdijshëm dhei falënderon të gjithë për mesazhet e shumta që i mbërritën menjëherë”./Albeu.com/


Shtuar 8.06.2023 08:40