Mbrëmjen e sotme në Fier u plagos me armë zjarri një person 57 vjeç. Ai u transportua në spital, por për shkak të plagëve të marra, ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ish-QTU-së, ku një person me makinë ka qëlluar në lëvizje fierakun Demir Backa, i cili ndodhej në makinën e tij të parkuar.
Burime bëjnë me dije se pas ngjarjes, pranë Bypass-it të Fierit është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se i përket autorit.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.
Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./albeu.com