Prodani, 41 vjeç, është arrestuar nga policia e Kurbinit në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.
Prodani, e emëruar drejtor në vendin tonë, ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti-ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
https://youtu.be/HRT21-eX5Mo
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Coruna”, forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe arrestuan në qytetin e Laçit, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al