EMRAT/ Sherr me thika në Tiranë, 1 i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme.

Një konflikt ka përfunduar në përdorimin e mjeteve prerëse nga 37-vjeçari Olgert Dhimitri kundrejt 60-vjeçarit Ilir Kapo.

Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Njoftimi:

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 7.05.2022 12:08