Policia e Kukësit bën me dije se ditën e djeshme, në bjeshkët e fshatit Çajë, është gjetur trupi i dekompozuar i shtetasit të humbur N. B., 78 vjeç, banues në fshatin Shkinak.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit N. B., nuk janë konstatuar shenja dhune dhe se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Më datë 27.09.2021 në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit N.B.
Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim./albeu.com