Policia ka arrestuar një 37-vjeçar që vidhte marketet në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes së produkteve të ndryshme ushqimore, në markete të ndryshme të Tiranë, ngjarje të ndodhura javët e fundit.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Marketi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Zbardhen 5 raste të vjedhjes në markete, të kryera në Tiranë, gjatë javëve të fundit.
Identifikohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Marketi”. Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasi G. D., 36 vjeç. Ky shtetas dyshohet si autor i 5 rasteve të vjedhjes së produkteve të ndryshme ushqimore, në markete të ndryshme të Tiranë, ngjarje të ndodhura javët e fundit.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.