Ishte duke u larë në det, mbytet turisti i moshuar nga Kosova

Një i moshuar nga Kosova është mbytur teksa ishte duke u larë në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, në lagjen 13 të qytetit, në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës.

“Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te “Shkëmbi Kavajës”, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S. O., 80 vjeç, (pushues),”- thotë Policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 13.07.2021 22:05