“Ishte bërë i padurueshëm! Planin e realizova me motrën, donte ta fejonte padëshirë!” Zbardhet dëshmia e djalit që ekzekutoi të atin në Durrës

Është zbardhur dëshmia e Hysen Metës, djalit 25-vjeçar i cili bashkë me të motrën, 19-vjeçe, vranë babanë, Pëllumb Meta. Për të fshehur trupin dhe groposur në kasollen e lopës u ndihmoi vëllai i vogël Amarlido 21 vjeç.

Krimi i rëndë ndodhi brenda në banesë rreth orës 15:00 të 10 shkurtit 2024 por nga policia nisën hetimet tre ditë më pas pasi vetë 25 vjeçari i cili ekzekutoi të atin, më 13 shkurt, denoncoi në polici zhdukjen e tij.

Djali Hysen Meta ka deklaruar se:

Planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje.Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj.

Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë. Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë.

Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm. Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij. E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia.

Krimi i rëndë ndodhi brenda në banesë rreth orës 15:00 të 10 shkurtit por nga policia nisën hetimet tre ditë më pas pasi vetë 25 vjeçari i cili ekzekutoi të atin, më 13 shkurt, denoncoi në polici zhdukjen e tij. Ndërkohë më 23 shkurt policia arrestoi tre fëmijët. Hyseni dhe motra 19 vjeçare akuzohen Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” ndërsa Amarildo Meta akuzohet për ndihmën që ka dhënë për fshehjen e trupit duke e groposur në kasolle.


Shtuar 24.02.2024 09:44