Ishin vendosur si barrikada, digjen dy kamionë në veri të Kosovës

Dy kamionë që janë vendosur si barrikada në Veriun e Kosovës janë djegur.

Kamionët ishin vendosur saktësisht te “Kërshi i Dudës”.

Nuk dihen shkaqet e djegies së këtyre kamionëve.

Ekipi i T7 po qëndron në Veriun e Kosovës dhe do të raportojë për të gjitha zhvillimet atje.

E në lidhje me barrikadat, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të mërkurën se barrikadat do të fillojnë të hiqen mëngjesin e së enjtes. /Express


Shtuar 29.12.2022 09:05