Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin resulaj në njësisë administrave Selenicë në Vlorë, ku një çift bashkëshortësh kanë humbur jetën pasi kanë rënë në konatk me rrymën elektrike.
Burime për AlbEu.com bëjnë me dije se çifti i bashkëshortëve Eqerem dhe Mynyre Zykaj, kanë qenë duke punuar në bahçe në momentin që kanë rënë kontakt me energjinë elektrike. Ata kanë humbur jetën menjëherë.
Ndëkrohë që focat e policisë dhe ambualnaca kanë shkaur drejt vendngjarjes.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të policisë si dhe ambulanca.
Njoftimi:
Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.