Një i ri shqiptar është dënuar me 8 muaj burg në Britani, pasi është gjetur në një “fermë kanabisi”. mediat britanike raportojnë se 25-vjeçari Klajdi Kerkapini, në momentin që ka dalë para gjykatës ka deklaruar se e ka bërë këtë punë pasi ishte i detyruar pasi kishte borxhe.
Ai u arrestua më 17 maj të këtij viti, pasi u gjet brenda ‘fermës së kanabisit’ në Durham.
Gjatë aksionit policor, në ambient u gjetën 208 bimë dhe 210 euro, ndërsa sipas autoriteteve britanike vlera e bimëve të kokainës shkon deri në 117 mijë paund.