Ish-gjyqtari i bën rekurs Gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurive të tij

Admir Thanza, ish gjyqtari i Gjykatës së Lartë, i është drejtuar me rekurs gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë së tij. Thanza kërkon që t’i kthehet apartamenti dhe dyqani i sekuestruar.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën  hetim nga SPAK për fshehje dhe mos deklarim pasurie. Ish gjyqtarit me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij.

Konkretisht, një apartament 70 m2 dhe një dyqan 23 m katrorë në Tiranë. Kujtojmë se gjatë Vettingut, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit zbuloi një dënim prej 40 ditë burg të Thanzës pqr një vjedhje në Itali ndodhur në vitin 1999.

Këtë dënim, ish-gjyqtari nuk e kishte përfshirë në vetëdeklarim. Për akuzën e falsifikimit të formularit, ai u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, vendim i cili u konvertua në 1 vit e gjysmë shërbim prove.