Shumica as që e njihnin që ajo ishte vajza e themeluesit të Apple, Steve Jobs. Megjithatë, Eve Jobs rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve orët e fundit, pasi bëri një ironi me produktet e reja që kompania Apple prezantoi mbrëmë.
Të gjithë e dimë se në të shumtën e kohës, Apple sjell vetëm 2-3 ndryshime të vogla në pajisjet e reja dhe buja që marrin është e madhe, sikur të ishin ndryshime kolosale. Cmimi vazhdon të jetë i shtrenjtë por njerëzit sërish dynden t’i blejnë këto pajisje.
Të gjithë e themi këtë, por Eve Jobs e tha me zë të lartë në rrjetet e saj sociale.
Në InstaStory, ajo ndau një meme lidhur me iPhonin ku dukej një burrë i veshur me këmishë, teksa mbante i lumtur në dorë një këmishë tjetër të njëjtë si ajo që kishte veshur.
“Unë duke u ‘përmirësuar’ nga iPhone 13 në iPhone 14 pas lançimit të Apple”, shkruante foto që Eve shpërndau.