Inzaghi: Më mirë do të ishte të luanim finalen pas dy ndeshjeve të kampionatit

Simone Inzaghi, trajneri i Interit, një ditë para finales së Kupës së italisë kundër Juventusit, foli se sa e vështirë mund të jetë për ekipin e tij që të fokusohet vetëm te kjo ndeshje dhe jo te Scudetto.

“Duhet ta lemë mënjanë kampionatin, por nuk është e lehtë, do të donim të luanim këtë ndeshje në fund të dy ndeshjeve të Serie A.

Finalja është shumë e rëndësishme, por më pas kemi dhe dy ndeshje të rëndësishme për të luajtur.”

Nesër Interi do të ndeshet në finale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit./ h.ll/albeu.com