Investigimi i BBC: Miliona euro kalonin nëpër WhatsApp për financimin e krimit të organizuar dhe ekstremizmit! Çfarë ishte grupi “Tregtarët e Europës së Madhe” me 532 anëtarë

Një grup i madh në WhatsApp, është përdorur për të organizuar transferimin e qindra milionë eurove në para cash në vende të ndryshme të botës, duke krijuar një sistem financiar informal që, sipas një hetimi të transmetuesve europianë, është shfrytëzuar edhe për financimin e krimit të organizuar dhe ekstremizmit.

Grupi, i quajtur “Traders of Greater Europe” në shqip, Tregtarët e Europës së Madhe të Evropës, kishte 532 anëtarë dhe shërbente për të koordinuar transferime parash nëpër kufij për klientë të ndryshëm.

Të lidhura

None found

Në mesin e destinacioneve ishin edhe qytete britanike si Londra dhe Birmingham.

Në një rast të dokumentuar nga hetimi, pagesat e nisura nga Brukseli përfunduan te militantë të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Rrjeti investigativ i Unionit Europian të Transmetuesve (EBU), ku bën pjesë edhe BBC, zbuloi gjithashtu prova më të gjera se sisteme të ngjashme të transferimit informal të parave janë përdorur për trafikimin e njerëzve dhe drogës.

Mbi 82 mijë mesazhe në grup

Grupi WhatsApp përmbante më shumë se 82 mijë mesazhe të dërguara nga fundi i shkurtit deri në dhjetor të vitit 2022. Ai u zbulua fillimisht nga magjistrati belg i hetimeve Vincent Guerra, i cili po hetonte një çështje të lidhur me financimin e terrorizmit.

Sipas Guerra-s, numri i transaksioneve ishte “marramendës” dhe rrjeti shtrihej në “të gjithë planetin”.

Hetimi nisi si një çështje për financimin e terrorizmit, por më pas autoritetet kuptuan se bëhej fjalë vetëm për një pjesë të vogël të aktivitetit financiar të këtij rrjeti.

Anëtarët e grupit komunikonin edhe në gjuhën arabe për të organizuar pagesa cash përmes sistemit tradicional të transferimit të parave të njohur si “hawala”.

Si funksionon sistemi “hawala”?

Hawala është një sistem informal transferimi parash, i bazuar në një rrjet ndërmjetësish të besuar. Paratë mund të transferohen nga një vend në tjetrin pa transportuar fizikisht kartëmonedhat dhe pa krijuar domosdoshmërisht një gjurmë elektronike të transaksionit.

Në një skemë të tillë, një ndërmjetës merr shumën e parave në një vend, ndërsa një ndërmjetës tjetër në një vend tjetër i dorëzon përfituesit të njëjtën shumë, minus komisionin. Dy ndërmjetësit rregullojnë më vonë detyrimet financiare mes tyre.

Sistemi përdoret edhe për qëllime krejtësisht të ligjshme. Për shembull, punëtorët emigrantë mund ta përdorin për t’u dërguar para familjeve të tyre në vende ku qasja në sistemin bankar është e kufizuar.

Megjithatë, mungesa e gjurmës elektronike e bën këtë mekanizëm tërheqës edhe për grupet kriminale, të cilat mund të shmangin sistemet tradicionale të transferimit ndërkombëtar të parave dhe kontrollet bankare kundër pastrimit të parave.

Pagesa për militantët e ISIS

Grupi “Traders of Greater Europe” ishte i rezervuar për transaksione mbi 5 mijë euro, ndërsa në shumë raste shumat ishin shumë më të mëdha.

Hetimi belg zbuloi prova se disa prej të përfshirëve kishin dërguar para te Shteti Islamik, me qëllim që ato të përdoreshin për të ndihmuar gratë e militantëve të mbajtura në kampet e paraburgimit në Siri.

Pas arrestimit të Abu Adam, i konsideruar drejtuesi i rrjetit në Bruksel, autoritetet gjetën në telefonin e tij grupin ËhatsApp. Sipas Guerra-s, zbulimi i bisedave ishte si “të fitoje jackpot-in”, pasi hetuesit mundën të shihnin nga afër funksionimin e një sistemi financiar nëntokësor në shkallë të gjerë.

Në telefon u gjetën gjithashtu rreth 6 mijë fotografi të kartëmonedhave 5-euroshe, ku dukeshin numrat serialë, si dhe rreth 6 mijë fotografi të dokumenteve të identitetit.

Sipas hetuesve, këto të dhëna përdoren si kode identifikuese në transaksionet haëala. Numri i kartëmonedhave dhe dokumenteve sugjeron se vetëm Abu Adam mund të ketë përpunuar të paktën 12 mijë transaksione.

Në vitin 2024, një gjykatë belge dënoi gjashtë persona për pastrim parash, mes tyre Abu Adam dhe personin e dytë në hierarkinë e rrjetit, Abu Ahmed.


Shtuar 30.08.2026 08:30

sultanbeyli escortextrabetmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis giriş