Elbasani dhe Vllaznia u ndanë në barazim 1-1 në përballjen e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”.
Pas përfundimit të takimit, situata u tensionua, veçanërisht ndaj mbrojtësit të Vllaznisë, Emiljano Musta, i cili është me origjinë nga Elbasani. Futbollisti shënoi në momentet e fundit të sfidës, por goli u anulua për pozicion të parregullt.
Të lidhura
None found
Kur lojtarët “kuqeblu” po hipnin në autobus, tifozët vendas e pritën Mustën me ofendime të rënda. Ndërkohë, raportohet se ndaj ish-mbrojtësit të Elbasanit është ushtruar edhe dhunë.
