Duhet të dal për të reklamuar këngën”/ Artistja e akuzuar për keqtrajtim të gjyshes kërkon lirimin në gjykatë

Një situatë e pazakontë u shënua në një seancë gjyqësore në Milano, ku 26-vjeçarja Emanuela Maria Lamedica, e njohur artistikisht si Lamedica, i kërkoi gjyqtares të dilte nga qelia për të promovuar këngën e saj të re në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Artistja ndodhej e arrestuar pas denoncimit të gjyshes, e cila e ka akuzuar për keqtrajtim dhe fyerje verbale. Gjatë shqyrtimit të masës së sigurisë, Lamedica iu drejtua gjyqtares Chiara Valori duke argumentuar se duhej të kthehej në shtëpi, pasi kënga do të publikohej në Spotify dhe kërkonte reklamim në Instagram.

“Duhet të publikoj në Instagram për të promovuar këngën time”, deklaroi në thelb 26-vjeçarja.

Kjo kërkesë solli reagime dhe buzëqeshje në sallën e gjyqit. Megjithatë, gjyqtarja e vlerësoi çështjen mbi bazën e rrethanave ligjore dhe jo të angazhimeve të saj si artiste.

Sipas mbrojtjes, akuzat lidhen me sjellje abuzive dhe ofendime verbale ndaj të moshuarës. Avokatja e Lamedicës ka sqaruar se rasti nuk ka të bëjë me një sulm fizik.

Gjatë seancës, artistja foli edhe për kushtet e qelisë në burgun San Vittore, ku kishte kaluar natën pas arrestimit.

Ajo këmbënguli se, krahas situatës ligjore, kishte edhe përgjegjësi profesionale për të përmbushur. Kënga e re, “Maniere forti”, është pjesë e projektit të saj muzikor pas këngës “Barbie nel ghetto”.

Në fund të seancës, gjyqtarja Chiara Valori vendosi lirimin e 26-vjeçares nga burgu, por caktoi masa kufizuese ndaj saj.

Lamedica do të mbikëqyret me anë të një byzylyku elektronik dhe e ka të ndaluar të kontaktojë gjyshen e saj, e cila në këtë procedim konsiderohet palë e dëmtuar.

Pas vendimit, artistja u kthye në shtëpi dhe vijoi aktivitetin e saj në rrjetet sociale, ashtu siç kishte thënë gjatë seancës.

Më vonë, ajo publikoi në Instagram materiale për reklamimin e këngës së re, duke e cilësuar si një prej hiteve të vitit 2026 dhe duke u kërkuar ndjekësve ta dëgjonin e ta shpërndanin.

“Ndajeni me të gjithë, veçanërisht me armiqtë e mi”, shkroi Lamedica në një prej postimeve të saj.


Shtuar 29.08.2026 17:52

sultanbeyli escortjojobetmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisPusulabetPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobet girişMarsbahis Girişbetasusjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelercasibom girişjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobet