Xi Jinping thellon spastrimin në ushtri, shkarkohet edhe “vëllai i madh” i presidentit kinez

Spastrimi i strukturave të ushtrisë kineze ka prekur një tjetër zyrtar të rangut të lartë, ndërsa presidenti Xi Jinping vijon të konsolidojë kontrollin mbi Ushtrinë Çlirimtare Popullore.

Të lidhura

None found

Pas shtatë muajsh mungesë në jetën publike, gjenerali Zhang Youxia është shkarkuar zyrtarisht nga Komisioni Qendror Ushtarak. Deri pak kohë më parë, ai shihej si një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Xi Jinping.

Zhang, 76 vjeç, konsiderohej ushtaraku më i fuqishëm i Ushtrisë Çlirimtare Popullore. Lidhja e tij me presidentin kinez ishte edhe personale: të dy njiheshin që në adoleshencë dhe, sipas burimeve, Xi e thërriste me respekt “vëllai i madh”.

Në janar, Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se Zhang Youxia dhe gjenerali tjetër i lartë Liu Zhenli po hetoheshin për “shkelje të rënda të disiplinës dhe ligjit”. Tashmë, të dy janë larguar zyrtarisht nga detyrat, veprim që analistët e konsiderojnë si fazën paraprake të një procesi gjyqësor dhe dënimit të mundshëm.

Që kur mori pushtetin në vitin 2012, Xi Jinping ka larguar nga ushtria të paktën 110 oficerë të lartë. Rreth 60 prej tyre janë eliminuar nga strukturat ushtarake vetëm që nga viti 2024. Edhe pse shumica janë akuzuar zyrtarisht për korrupsion, në rastin e Zhang dhe Liu akuzat duket se kanë një peshë më të madhe politike.

Shtypi ushtarak kinez i ka fajësuar të dy gjeneralët se kanë “dëmtuar rëndë autoritetin e presidentit” dhe se kanë dobësuar besnikërinë e ushtrisë ndaj Partisë Komuniste. Në thelb, këto akuza mund të lexohen si një formë tradhtie të lartë.

Disa analistë amerikanë mendojnë se Zhang Youxia mund të ketë kundërshtuar planet për përdorimin e forcës kundër Tajvanit, pasi mund të ketë vlerësuar se Kina nuk do të ishte në gjendje të përballonte një reagim ushtarak nga Shtetet e Bashkuara.

Me largimin e tij, Komisioni Qendror Ushtarak, i cili në fillim kishte shtatë anëtarë, tashmë përbëhet vetëm nga Xi Jinping dhe gjenerali Zhang Shengmin, i ngarkuar me luftën kundër korrupsionit.


Shtuar 29.08.2026 15:10

sultanbeyli escortjojobetAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahispusulabetMarsbahisonwinjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomjojobetpusulabetholiganbetholiganbetmarsbahisPusulabetPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişbetasusJojobetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelercasibom girişjojobetjojobetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet giriş