Temperaturat ngjiten deri në 33°C, dita parashikohet kryesisht me diell

Kosova do të përfshihet sot nga mot i ngrohtë dhe kryesisht i kthjellët. Vranësira të pakta deri mesatare mund të shfaqen më së shumti pranë zonave malore.

Të lidhura

None found

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin nga 12–16 gradë celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29–33 gradë celsius, raporton KosovaPress.

Fryma e erës do të jetë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 metra në sekond.

Sipas institutit, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të përshtatshme. Megjithatë, në mesditë dhe gjatë pasdites, nxehtësia mund të sjellë ngarkesë të lehtë termike, veçanërisht në zonat e ulëta.

Temperaturat e larta dhe moti kryesisht i thatë do të ndihmojnë pjekjen dhe zhvillimin e kulturave bujqësore, por do të shtojnë edhe nevojën për ujitje. Për këtë arsye, rekomandohet kontrolli i lagështisë së tokës, sidomos te kulturat që janë në fazat aktive të zhvillimit.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV do të mbetet shumë i lartë, në nivelin 6–8. Këshillohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë dhe të zgjatur ndaj rrezeve të diellit.

Vlera të larta të temperaturave parashikohen edhe përgjatë dhjetëditëshit të parë të shtatorit. /Telegrafi/


Shtuar 30.08.2026 08:16

sultanbeyli escortextrabetmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis giriş